SHPALLJE

E VENDEVE TE LIRA PER PUNONJES TE NJESISE SE SHERBIMIT PSIKO-SOCIAL NE INSTITUCIONET PUBLIK TE ARSIMIT PARAUNIVERSITAR  (IPAP) NE ZVAP NE VARESI TE  DRAP KORÇË

Në zbatim të Ligjit nr.69 / 2012 “ Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërise “i ndryshuar, VKM nr.99, datë 27.02.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar”, Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e njesisë së shërbimit psiko-social në institucionet e arsimit parauniversitar dhe procedurat e emërimit, pezullimit dhe largimit në shërbimin psiko-social”, i ndryshuar, shpall vendet e lira të punës për punonjës në njësinë e shërbimit psiko-social (psikolog/ punonjës-social) në institucionet publike të arsimit parauniversitar IPAP, në ZVAP-të në varësi të DRAP Korçë.

  1. Kriteret për t’u punësuar në shërbimin psikosocial
  2. Kërkesat e përgjithshme që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:
  3. Të jetë shtetas shqiptar;
  4. Të ketë zotësi për të vepruar;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
  6. Të mos jetë dënuar për vepra penale dhe të mos ketë proces penal të hapur në prokurori apo gjykatë;
  7. Të mos jetë marrë më parë masë largimi nga punët e mëparshme dhe të mos ketë masa të tjera administrative apo vërejtje në fuqi.
  8. Kërkesat e veçanta  që duhen   plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:
  9. Kandidati duhet të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  10. Të jetë pajisur me diplomën e ciklit të dytë, në fushën përkatëse;
  11. Njohuri bazë në kompjuter;
  12. Zotërimi i gjuhëve të huaja përbën avantazh (dëshmi, certifikata);
  13. Aftësi komunikuese dhe punës në grup.
  14. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
  15. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
  16. Përshkrimi i edukimit dhe i karrierës profesionale- jetëshkrimin (Curriculum vitae) sipas shtojcës 3 të Urdhërit nr.313, datë 20.10.2020  (e detyrueshme);
  17. Kërkesë për punësim në zyrën arsimore që dëshiron për pozicionin psikolog / punonjës social (e detyrueshme);
  18. Raport mjekoligjor i tri muajve të fundit (i detyrueshëm);
  19. Deklaratë për verifikimin e vërtetësisë së dokumentave të paraqitura nga kandidati sipas shtojcës 4 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 i ndryshuar (e detyrueshme);
  20. Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore sipas shtojcës 5 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 (e detyrueshme);
  21. Fotokopje e librezës së punës e noterizuar (nëse ka);
  22. Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës/diplomave, vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta  (e detyrueshme minimalisht diploma bachelor në fushën e punëve sociale ose psikologjisë);
  23. Listë notash e noterizuar;
  24. Leje për ushtrimin individual të profesionit  (licencë) nëse ka;
  25. Kopje e njehsuar me origjinalin e arsimit shtesë dhe listës së notave si dhe certifikatave për gjuhët e huaja apo kualifikime të ndryshme;
  26. Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale (e detyrueshme);
  27. Dëshmi penaliteti (e detyrueshme);
  28. Nëse është i punësuar, vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi ose vetdeklarim në rastin kur nuk është i punësuar ( detyrueshme).
  29. Kualifikimi dhe vlerësimi i kandidatve do të bazohet në Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020, i ndryshuar, kreu VII, pika 4

 

 

  1. Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar në DRAP Korçëpërkatëse brenda afatit 05.09.2023- 15.09.2023.

 

  • Në tabelën bashkëlidhur do të gjeni vendet e lira sipas ZVAP-ve përkatëse.

vende te ngelura pas rekrutimit me konkurs