Në përfundim të procedurave të konkurrimit, rezultojne ende vakante pozicionet e punës bashkëngjitur.

Sipas kreut VII të udhëzimit nr 313 dt 20.10.2020 i ndryshuar ju njoftojmë se kandidatët e interesuar dhe që kanë përfunduar të paktën nivelin bachelor në psikologji ose punë sociale, të dorëzojnë dosjen e tyre nëpërmjet shërbimit postar në DRAP Korçë deri në datë 10.09.2026, me elementët si më poshtë:

vende vakante te paplotesuara SHPS

  • Kërkesë duke specifikuar ZVAP ku kandidati është i interesuar
  • Diplomë bachelor dhe master si dhe listë notash të tyre (e detyrueshme të paktën niveli bachelor ose të barazvlefshme me të)
  • Dëshmi penaliteti (e detyrueshme)
  • Vërtetim mjekoligjor i aftësisë në punë (e detyrueshme)
  • Dëshmi e gjuhëve të huaja
  • Librezë pune në rast të eksperiencave të mëparshme pune si psikolog, punonjës social
  • Diplomë të nivelit të tretë të studimeve universitare në rast se ka (master ekzekutiv, doktoraturë)