Në zbatim të kreut VII pika 2 e Udhëzimit nr 313 dt 20.10.2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Psikosocial në Institucionet Arsimore Parauniversitare dhe Procedura e Emërimit, Pezullimit dhe Largimit të Punonjësit në Shërbimin Psikosocial” si dhe pas përfundimit të punësimeve të kandidatëve të kualifikuar nga procedura e konkurrimit, bëhet kjo shpallje shtesë me qëllim rekrutimin e kandidatëve të interesuar për tu punësuar tek shërbimi psikosocial në institucione arsimore deri në përfundim të vitit shkollor ose zvendësim raporti afatgjatë.

 

Kandidatët duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve në fushën e psikologjisë ose punëve sociale, prioritet do të kenë kandidatët që kanë përfunduar dhe ciklin  e dytë në fushën e ciklit të parë të studimeve, për kandidatët për psikologë prioritet do të kenë kandidatët e licencuar.  Dosjet do të pranohen deri në datë 11.11.2022

 

Dokumentacioni I detyrueshëm

 

1.Përshkrimi i edukimit dhe karrierës profesionale – Jetëshkrimin (Currculum vitae) sipas shtojcës 3 të Urdhërit nr.313, datë 20.10.2020 I ndryshuar  (e detyrueshme);

2.Kërkesë për (pjesëmarrje në konkurrim) për punësim në Zyrën Vendore Arsimore ku dëshirojnë të aplikojnë për për pozicionin psikolog / punonjës social (e detyrueshme);

3.Raport mjekoligjor i tri muajve të fundit (i detyrueshëm);

4.Kopje e njehsuar me origjinalin e Diplomës/diplomave (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit  (e detyrueshme minimalisht cikli I parë I studimeve në fushën e kërkuar nga vendi I punës);

5.Listë notash e noterizuar  (e detyrueshme);

6.Leje për ushtrimin individual të profesionit – kopje e njehsuar me origjinalin (nëse ka);

7.Deklaratë për verifikimin e vërtetësisë së dokumentave të paraqitura nga aplikanti sipas shtojcës 4 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 (e detyrueshme);

8.Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore sipas shtojcës 5 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 (e detyrueshme);

9.Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës së arsimit shtesë dhe listës së notave si dhe certifikatave për gjuhët e huaja apo kualifikime të ndryshme;

10.Librezë pune fotokopje e noterizuar nëse ka;

11.Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale e tre muajve të fundit (e detyrueshme);

12.Dëshmi penaliteti (e detyrueshme);

13.Nëse është i punësuar, vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi ose vetdeklarim në rastin kur nuk është i punësuar ( detyrueshme).vende vakante pas emerimit te fituesve