DRAP KORCE REZULTATET PARAPRAKE PORTAL 2022

 

“Afati i ankimimit fillon nga sot më 12.09.2022 deri më 13.09.2022, ora 24:00 duke e dërguar në adresën zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë (drapkorce@arsimi.gov.al). 

SQARIM MBI PIKËT E KONVERTUARA TË TESTIMIT TË INFORMATIZUAR

Në bazë të pikës 8/2/b të udhëzimit nr.15, datë 06.06.2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në udhëzimin nr.12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, sqarohet si më poshtë vijon: Teza e testimit të informatizuar përmban 50 pyetje, përgjigjet e sakta të të cilave vlerësohen me 100 për qind që konvertohen maksimalisht në 80 pikë, sipas tabelës bashkëlidhur në këtë udhëzim të cilin e gjeni në linkun: https://arsimi.gov.al/udhezim-nr-15-date-06-06-2019-per-disa-ndryshime-dhe-shtesa-ne-udhezimin-nr-12-date-27-02-2018-per-organizimin-e-testimit-te-informatizuar-te-kandidateve-per-tu-punesuar-ne-insti/