Vende Vakante psikosocial 2024 shpallje shtese e dyte
Në zbatim të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, të Urdhrit nr. 313, datë 20.10.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e njësisë së shërbimit psiko-social në institucionet e arsimit parauniversitar dhe procedurat e emërimit, pezullimit dhe largimit në shërbimin psiko-social”, i ndryshuar
1.Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniveristar Korçë (DRAP Korçë) më datë 21.10.2024 shpallin njoftimin e dytë të pranimit të dosjeve për kandidatët të cilët dëshirojnë të punësohen me kontratë me afat të caktuar si punonjës të shërbimit psikosocial pranë institucioneve arsimore. Shpalljet e vendeve vakante bëhen sipas Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) në varësi.
2. Për kandidatët që dëshirojnë të konkurrojnë për tu pranuar në shërbimin psikosocial ju lutem të shikoni vendet vakante bashkëngjitur,
Dosjet dërgohen nëpërmjet shërbimit postar në adresën e DRAP Korçë “Rruga Dhimitër Denasi” Lagja 18 Korcë.
Kushtet Specifike;
I.Kriteret për t`u punësuar në shërbimin psiko-social sipas shpalljes shtesë:
A.Kërkesat e përgjithshme që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:
1.Të jetë shtetas shqiptar;
2.Të ketë zotësi për të vepruar;
3.Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
4.Të mos jetë dënuar për vepra penale dhe të mos ketë proces penal të hapur në prokurori apo gjykatë;
5.Të mos jetë marrë më parë masë largimi nga punët e mëparshme dhe të mos ketë masa të tjera administrative, apo vërejtje në fuqi.
B.Kërkesat e veçanta që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:
1.Kandidati duhet të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
2.Të jetë pajisur me të paktën diplomë e ciklit të parë, në fushën përkatëse.
3.Njohuri bazë në kompjuter.
4.Zotërimi i gjuhëve të huaja përbën avantazh (dëshmi,certifikata).
5.Aftësi komunikuese dhe punës në grup.
II.Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
A.Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1.Përshkrimi i edukimit dhe karrierës profesionale – Jetëshkrimin (Currculum vitae) sipas shtojcës 3 të Urdhërit nr.313, datë 20.10.2020 I ndryshuar (e detyrueshme);
2.Kërkesë për (pjesëmarrje në konkurrim) për punësim në Zyrën Vendore Arsimore ku dëshirojnë të aplikojnë për për pozicionin psikolog / punonjës social (e detyrueshme);
3.Raport mjekoligjor i tri muajve të fundit (i detyrueshëm);
4.Kopje e njehsuar me origjinalin e Diplomës/diplomave (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit (e detyrueshme);
5.Listë notash e noterizuar minimalisht për nivelin bachelor (e detyrueshme);
6.Leje për ushtrimin individual të profesionit – kopje e njehsuar me origjinalin (licencë) nëse disponohet
7.Deklaratë për verifikimin e vërtetësisë së dokumentave të paraqitura nga aplikanti sipas shtojcës 4 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 I ndryshuar (e detyrueshme);
8.Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore sipas shtojcës 5 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 I ndryshuar (e detyrueshme);
9.Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës së arsimit shtesë dhe listës së notave si dhe certifikatave për gjuhët e huaja apo kualifikime të ndryshme;
10.Librezë pune fotokopje e noterizuar nëse ka;
11.Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale e tre muajve të fundit (e detyrueshme);
12.Dëshmi penaliteti (e detyrueshme);
13.Nëse është i punësuar, vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi ose vetdeklarim në rastin kur nuk është i punësuar ( detyrueshme).
B.KUJDES!!! Të gjithë dokumentat që janë fotokopje duhet të jenë të noterizuara. Nëse në dosjen e aplikimit mungon një nga dokumentat e detyrueshme atëherë kandidati skualifikohet automatikisht.
C.Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar në DRAP Korçë, për të gjithë kandidatët që aplikojnë për punësim në ZVAP-et në varësi të DRAP Korçë , përkatëse brenda afatit 23.10.2024
Recent Comments