Mbështetur në Udhëzimin nr. 12, datë 10.06.2021, “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimit e portalit “Mësues për Shqipërinë”, neni 4, pika 3/c,
DRAP Korçë pas shqyrtimit të kritereve të ligjshmërisë së dosjeve të ngarkuara në sistemin online të portalit “Mësuesi për Shqipërinë”, publikon listat e kandidatëve që fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në testimin si edhe të kandidatëve të skualifikuar për mosplotësimin e kritereve përkatëse.
Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”, 2023 për të marrë pjesë në testimin e informatizuar të kontrollojnë emrin e tyre në listat e mëposhtme / mësipërme përmes numrit të ID së sistemit.
Kandidatët që kërkojnë të ankimojnë vendimin e KVD mund të dërgojnë ankesën e tyre përmes postës elektronike (e-mail-it), në adresën: drapkorce@arsimi.gov.al brenda datës 24.06.2023. Në këtë email të specifikohet arsyeja e ankimimit, mbështetur në sqarimin e dhënë në listën e të skualifikuarve.
Ankesat e dërguara pas datës 24.06.2023, nuk do të merren parasysh dhe nuk do të trajtohen.
Recent Comments