Sipas përcaktimeve të Udhëzimit nr 313 dt 20.10.2020 i ndryshuar “Për organizmin dhe funksionimin e shërbimit psikosocial në institucionet arsimore parauniversiare dhe procedurat e emërimit, pezullimit dhe largimit të punonjësit” këtu do të gjeni afatet dhe procedurat për lëvizje paralele të punonjësve të shërbimit psikosocial:

  • datë 16.06.2026 deri 25.06.2026 dërgohet me postë dosja dhe kërkesa e punonjësit me kontratë pa afat të caktuar.
  • date 26.06.2026 deri 30.06.2026 bëhet vlerësimi i dosjeve.
  • datë 01.07.2026 deri 03.07.2026 është afati i ankimimit.
  • shpallja e renditjes përfundimtare datë 08.07.2026
  • Ofrimi i vendeve vakante do të bëhet në datë 01.09.2026

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet;

1.Përshkrimi i edukimit dhe karrierës profesionale – Jetëshkrimin (Currculum vitae) sipas shtojcës 3 të Urdhërit nr.313, datë 20.10.2020 I ndryshuar (e detyrueshme);
2.Kërkesë (e detyrueshme);
3.Raport mjekoligjor i tri muajve të fundit (i detyrueshëm);
4.Kopje e njehsuar me origjinalin e Diplomës/diplomave (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit (e detyrueshme);
5.Listë notash e noterizuar për nivelin bachelor dhe master (e detyrueshme);
6.Leje për ushtrimin individual të profesionit – kopje e njehsuar me origjinalin (licencë, e detyrueshme);
7.Deklaratë për verifikimin e vërtetësisë së dokumentave të paraqitura nga aplikanti sipas shtojcës 4 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 (e detyrueshme);
8.Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore sipas shtojcës 5 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 (e detyrueshme);
9.Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës së arsimit shtesë dhe listës së notave si dhe certifikatave për gjuhët e huaja apo kualifikime të ndryshme;
10.Librezë pune fotokopje e noterizuar (e detyrueshme);
11.Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale e tre muajve të fundit (e detyrueshme);
12.Dëshmi penaliteti (e detyrueshme);
13. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi ( detyrueshme).