Në zbatim të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit nr. 14, datë 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punjonjësve arsimorë në institucionet e arsimit parauniversitar”, i ndryshuar dhe Urdhrit nr. 100, datë 25.02.2022, “Për miratimin e Rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”, i ndryshuar, hapen aplikimet për kandidatët për praktikën profesionale mësuesi. Kandidatët që do të pranohen në praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit janë të gjithë ata kandidatë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 57, të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Profili ku kandidati do të kryejë praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit lidhet me programin e studimit të ciklit të parë dhe/ose të ciklit të dytë që ka përfunduar kandidati.

Për vitin shkollor 2025-2026 aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesisë do të kryhet nëpërmjet platformës e- Albania.

Kandidatët kanë të drejtë të zhvillojnë praktikën profesionale në një nga tri periudhat mësimore.

Afati i regjistrimit të kandidatëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale për

profesionin e rregulluar të mësuesit, nëpërmjet platformës e-Albania, është si vijon:

Për periudhën e parë mësimore: nga data 20.08.2025 deri më 30.08.2025

Për periudhën e dytë mësimore: nga data 01.12.2025 deri më 12.12.2025

Për periudhën e tretë mësimore: nga data 02.03.2026 deri më 13.03.2026