Korçë, më 28.03. 2022
SHPALLJE KONKURSI PËR DREJTOR INSTITUCIONI ARSIMOR SIPAS LISTËS
Në mbështetje të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, , Urdhrit te Ministrit te Arsimit Sportit dhe Rinisë me Nr 31 datë 28.01.2020 “Për Miratimin e Rregullores për Funksionimin e Institucioneve Arsimore”, Udhëzimit Nr 30 datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve në klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar” i ndryshuar, kreut I, gërma A dhe gërma B, të Udhëzimit Nr.2 datë 28.01.2020 “Për procedurat e emërimit, uljes në detyrë, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar” i ndryshuar
Shpallet konkursi tek Shkollat sipas listes qe e gjeni poshte ketij njoftimi;
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar për pozicionin drejtues instituconi arsimor :
Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të sipas përcaktimeve të ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”dhe vleresim jo më pak se “Mirë” në kualifikimin e fundit.
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
Të jetë certifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar ose të jetë pranuar për të kryer atë.
Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin drejtues institucioni arsimor;
- Jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumentave që dëshmojnë pohimet në të (sipas modelit të shtojcës 1/Udhëzimi Nr.2 datë 28.01.2020, i ndryshuar)
- Kopje e njësuar me origjinalin e librezës së punës(e noterizuar)
- Kopje e dokumentit të identifikimit (ID).
- Tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr 4 të Udhëzimit).
- Certifikatën e drejtuesit të IAPP ose vërtetim nga Shkolla e Drejtorëve që është pranuar për ta kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor.
- Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore (sipas shtojcës nr 2 bashkëlidhur udhëzimit)
- Vërtetim nga institucioni ku punon se aplikanti nu ka ka masë disiplinore në fuqi.
- Deklaratën e mungesës së konfliktit të interesit të aplikantit me punonjësit arsimorë të institucionit arsimor, ku po konkurron për pozicioni drejtues (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prind të bashkëshortit/es)(sipas shtojcës nr 3 bashkëlidhur udhëzimit).
Aplikanti për drejtues institucioni arsimor duhet të paraqesë në ZVAP përkatës dosjen personale me dokumentacionin e sipërshënuar me anë të shërbimit postar, nga data 28.03.2022 deri 07.04.2022
ZVAP marrin masa per publikimin e ketij njoftimi ne faqet zyrtare te tyre dhe ambjente te dukshme prane ZVAP dhe Shkolles se shpallur
Recent Comments