DRAP Korçë njofton të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet e tyre në fushën e mësuesisë dhe që kanë përfunduar praktikën profesionale në qershor 2021 të kontaktojnë pranë çdo zyre arsimore të arsimit (ZVAP ), sipas vendbanimit për të konfirmuar dhe plotësuar dokumentacionin për regjistrim në provimin e shtetit. Po ashtu, të gjithë kandidatët jofitues të sesioneve të kaluara të provimit të shtetit të interesohen pranë çdo ZVAP për t’u regjistruar për sesionin XVII të provimit të shtetit. Pjesëmarrja në provimin e shtetit , lejohet vetëm nëse kandidati është diplomuar në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.”
Në pikën 11, të nenit 13 parashikohet: Kandidati nuk pranohet në provimin e shtetit, nëse nuk ka një nga dokumentet e mëposhtme:
a) diplomën e arsimit të lartë të kërkuar nga autoriteti kompetent për profesionin e rregulluar përkatës;
b) dokumentacionin e parashikuar në këtë rregullore në momentin e aplikimit
c) nuk plotëson kriteret e parashikuara në legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë dhe ato të përcaktuara nga autoritetet kompetente përkatëse. Ju kujtojmë se ZVA-të nuk do të pranojnë regjistrime për provimin e shtetit, në profesionin e rregulluar të mësuesit me anë të vërtetimeve të diplomimit por vetem me anë të kartonit të diplomës. Afati i regjistrimit është deri në datën 10.03.2022. Ju faleminderit.