SHPALLJE
E VENDEVE TE LIRA PER PUNONJES TE NJESISE SE SHERBIMIT PSIKO-SOCIAL NE INSTITUCIONET PUBLIK TE ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (IPAP) NE ZVAP NE VARESI TE DRAP KORÇË
Në zbatim të Ligjit nr.69 / 2012 “ Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërise “i ndryshuar, VKM nr.99, datë 27.02.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar”, Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e njesisë së shërbimit psiko-social në institucionet e arsimit parauniversitar dhe procedurat e emërimit, pezullimit dhe largimit në shërbimin psiko-social”, i ndryshuar, shpall vendet e lira të punës për punonjës në njësinë e shërbimit psiko-social (psikolog/ punonjës-social) në institucionet publike të arsimit parauniversitar IPAP, në ZVAP-të në varësi të DRAP Korçë.
- Kriteret për t’u punësuar në shërbimin psikosocial
- Kërkesat e përgjithshme që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
- Të mos jetë dënuar për vepra penale dhe të mos ketë proces penal të hapur në prokurori apo gjykatë;
- Të mos jetë marrë më parë masë largimi nga punët e mëparshme dhe të mos ketë masa të tjera administrative apo vërejtje në fuqi.
- Kërkesat e veçanta që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:
- Kandidati duhet të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
- Të jetë pajisur me diplomën e ciklit të dytë, në fushën përkatëse;
- Njohuri bazë në kompjuter;
- Zotërimi i gjuhëve të huaja përbën avantazh (dëshmi, certifikata);
- Aftësi komunikuese dhe punës në grup.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
- Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Përshkrimi i edukimit dhe i karrierës profesionale- jetëshkrimin (Curriculum vitae) sipas shtojcës 3 të Urdhërit nr.313, datë 20.10.2020 (e detyrueshme);
- Kërkesë për punësim në zyrën arsimore që dëshiron për pozicionin psikolog / punonjës social (e detyrueshme);
- Raport mjekoligjor i tri muajve të fundit (i detyrueshëm);
- Deklaratë për verifikimin e vërtetësisë së dokumentave të paraqitura nga kandidati sipas shtojcës 4 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 i ndryshuar (e detyrueshme);
- Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore sipas shtojcës 5 të Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020 (e detyrueshme);
- Fotokopje e librezës së punës e noterizuar (nëse ka);
- Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës/diplomave, vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta (e detyrueshme minimalisht diploma bachelor në fushën e punëve sociale ose psikologjisë);
- Listë notash e noterizuar;
- Leje për ushtrimin individual të profesionit (licencë) nëse ka;
- Kopje e njehsuar me origjinalin e arsimit shtesë dhe listës së notave si dhe certifikatave për gjuhët e huaja apo kualifikime të ndryshme;
- Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale (e detyrueshme);
- Dëshmi penaliteti (e detyrueshme);
- Nëse është i punësuar, vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi ose vetdeklarim në rastin kur nuk është i punësuar ( detyrueshme).
- Kualifikimi dhe vlerësimi i kandidatve do të bazohet në Urdhërit nr.313 datë 20.10.2020, i ndryshuar, kreu VII, pika 4
- Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar në DRAP Korçëpërkatëse brenda afatit 05.09.2023- 15.09.2023.
- Në tabelën bashkëlidhur do të gjeni vendet e lira sipas ZVAP-ve përkatëse.
Recent Comments