Ketu do te gjeni shpalljet individuale per pozicione vakante drejtues institucioni arsimor sipas ZVAP ne varesi te DRAP Korce

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar për pozicionin drejtues instituconi arsimor :

Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të sipas përcaktimeve të ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”dhe vleresim jo më pak se “Mirë” në kualifikimin e fundit.

 

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

 

Të  jetë certifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar ose të jetë pranuar për të kryer atë.

 

Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin drejtues institucioni arsimor;

  • Jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumentave që dëshmojnë pohimet në të (sipas modelit të shtojcës 1/Udhëzimi Nr.2 datë 28.01.2020, i ndryshuar)
  • Kopje e njësuar me origjinalin e librezës së punës(e noterizuar)
  • Kopje e dokumentit të identifikimit (ID).
  • Tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën  nr 4 të Udhëzimit).
  • Certifikatën e drejtuesit të IAPP ose vërtetim nga Shkolla e Drejtorëve që është pranuar për ta kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore (sipas shtojcës nr 2 bashkëlidhur udhëzimit)
  • Vërtetim nga institucioni ku punon se aplikanti nu ka ka masë disiplinore në fuqi.
  • Deklaratën e mungesës së konfliktit të interesit të aplikantit me punonjësit arsimorë të institucionit arsimor, ku po konkurron për pozicioni drejtues (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prind të bashkëshortit/es)(sipas shtojcës nr 3  bashkëlidhur udhëzimit).

Aplikanti për drejtues institucioni arsimor duhet të paraqesë në ZVAP perkatese dosjen personale me dokumentacionin e sipërshënuar me anë të shërbimit postarnga data 06.04.2022 deri 18.04.2022  

Bashkengjitur tabela

Shpallje e Rradhes